Receta e përsosur me vetëm 3 përbërës: Hiqeni grimin me preparatin që mund ta përgatitni vetë

0

Ky preparat për heqjen e grimit është i shkëlqyeshëm edhe për ato që kanë lëkurë të ndjeshme. Jo vetëm se është e vështirë të gjendet një preparat që vërtet e heq grimin e më pas nuk e irriton lëkurën.

Ja një të tillë që mund ta përgatitni në shtëpi – heq grimin, e lëkura do të jetë e butë. Kujdesi i vetëm është se nëse keni lëkurë të yndyrshme apo të prirë për akne, duhet ta pakësoni sasinë e vajit të kokosit, për t’ia përshtatur lëkurës. Për ta përgatitur preparatin, ju nevojiten këta përbërës: – 1 gotë ujë të valuar, më pas të ftohur; – 1 lugë e gjysmë shampon për foshnja; – 1 lugë vaj kokosi; -1-3 pika vaj esencial të livandës.

Së pari treteni vajin e kokosit derisa të bëhet i lëngshëm, e më pas e përzieni me ujë, shampon dhe vajin esencial. Përzierjen e hidhni në një shishe, e përzieni për t’u bashkuar mirë përbërësit. Këtë përzierje ta ruani në vend të errët dhe të ftohtë.