Ramiz Kelmendi kërkon që paga minimale në Kosovë të rritet në 300 €

0

Biznismeni dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka propozuar që në vend të rritet paga minimale.

Ai ka theksuar se tani nga paga minimale 170 euro, 8.5 prej tyre shkojnë në fond pensional, kurse pagë neto mbeten 108 euro për punëtorin, raporton Indeksonline.

“Paga minimale momentalisht është shumë diskriminuese për punëtorin dhe pa të ardhme për punëtorin e republikës së Kosovës, dhe pa fond pensional dinjitoz. Një pagë minimale shpesh mund të përcaktoj kualitetin e të punësuarit dhe profesionalizimin e tij dhe investitori e merr si pagë këtë. Paga minimale duhet të jetë së paku 300 euro për të pasur të ardhura pensionale pas 20 vitesh pune”, ka theksuar Kelmendi.

Sipas tij, kështu paga do të bëhej shpresëdhënëse, do të mobilizonte akterët ekonomik, rrit konkurueshmërinë ekonomike, shton efikasitetin te i punësuari dhe qytetarët duhet të përgatiten se do të ketë kosto të ndryshueshme.

“Për të rritur pagën minimale bruto 300 euro duhet të rritet lufta kundër informalitetit sepse mund të dëmtoj prodhuesit e rinj që sapo kanë filluar punën. E mbështes çdo iniciativë që ka të bëj me rritjen e pagave të të punësuarave, gjithmonë duke kërkuar rritjen e efikasitetit dhe të shkohet edhe në paga më të larta”, ka përfunduar Kelmendi.