Qeveria deklarohet pas ultimatumit të SHBA-së për taksën

0

Pas ultimatumit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tërheqje të taksës ose në të kundërtën do të merren masa ndaj Kosovës, Qeveria e vendit është deklaruar lidhur me këtë rast, shkruan Gazeta Blic.Në një prononcim të shkurtër për Gazetën Blic, zëdhënësja për Informim në Qeverinë e Kosovës, Donjeta Gashi ka thënë se deri më tani nuk kanë marrë asgjë zyrtarisht nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve dhe Departamenti i Shtetit Amerikan.“Nuk kemi marrë ndonjë kërkesë të tillë zyrtarisht“, ka thënë shkurt ajo.
Por edhe përkundër kësaj, gjatë ditës është raportuar se tashmë ky dokument prej 8 pikave iu është transmetuar edhe në formë të shkruar autoriteteve shtetërore kosovare.Ky qëndrim i prerë i administratës amerikane është përmbledhur në tetë pika kryesore:1. “Masat tarifore janë marrë pa asnjë konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

  1. “Shprehim zhgënjimin e thellë që pas letrës së Presidentit Trump drejtuar Presidentit Thaçi, jo vetëm që nuk ka pasur reflektim pozitiv nga ana e Qeverisë së Kosovës, por janë shtuar produktet të cilat i nënshtrohen tarifës“.
  2. “Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të tarifës. E njëjta tarifë mund të rivendoset në rast se dështon marrëveshja me Serbinë“.
  3. “Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën nuk është e pakushtëzuar. Kosova për momentin e bart barrën e rrezikimit të dështimit të dialogut“.
  4. “Nëse tarifa nuk suspendohet urgjentisht, SHBA-të do të suspendojnë asistencën në fushën e sigurisë, pra mbështetjen për FSK“.
  5. “Suksesi dhe arritja e marrëveshjes nuk ndërlidhen me rolin e znj. Federica Mogherini dhe BE-në. Arritja e marrëveshjes është interes strategjik i SHBA-ve, prandaj është e papranueshme për ne vënia në pikëpyetje e këtij qëllimi strategjik nga ana e veprimeve të papergjegjshme të liderëve kosovarë”.
  6. “Në rast se marrëveshja dështon për shkak të Kosovës, barrën e përgjegjësisë dhe pasojat do t’i bartë vetë Kosova dhe individët përgjegjës për këtë dështim“.
  7. “Kosova me sjelljet e saja të papërgjegjshme po e rrezikon seriozisht miqësinë me SHBA-të”.