Pronari i shtëpisë e zë me “pelë për dore” hajnin në një fshat të Rahovecit

0

Raportohet së në fshatin Deja të Rehovecit një person ka zënë, siç thonë në gjuhën popullore, me “pelë për dore” hajnin.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte futur në shtëpinë e viktimës, mirëpo nuk ka arritur të kryejë vjedhjen.

I njëjti është ndaluar dhe nën kontrollin e ankuesit. Policia ka arrestuar dhe intervistuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në qendrën e mbajtjes.