Prizren: Sot nga ora 10:00 nuk kanë ujë të pijes këto lokacione, ja kur rikthehet furnizimi i rregulltë

0
Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A Prizren njofton konsumatorët, se me datën 12.02.2019 nga ora 10:00 konform njoftimit nga KEDS -i për ndërprerje te energjisë elektrike si rezultat i punimeve te planifikuara, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes në Stacionin e pompave tek ’40 Burimet’ probleme me furnizim të ujit do të ketë në këto zona, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie:

• Lagjja Bazhdarane
• Rruga Kosoves
• Nënë Tereza
• Fsh Petrovë
• Rruga Muhaxherve
• Banesat e TMK – së te Qylhani

Me rastin e rikthimit të rrymës elektrike , do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë, kjo gjendje po ndodhë pa dashjen nga kompania K.R.U. “HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A Prizren, kërkojmë faljen nga të gjithë konsumatorët që po përballen me mos furnizim të ujit, njofton Hidroregjioni Jugor./04online.info