“Prindër, mos i gjykoni vajzat! Fati i tyre është më i rëndësishëm se çfarë thonë njerëzit!”

0
Foto: Ilustrim

Ditë më parë, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu foli në lidhje me rastin e fundit të përdh*unimit dhe sha*ntazhimit të të miturës në Drenas. Ndër të tjerash, ajo iu drejtua prindërve duke u thënë që në raste të këtilla duhet të qëndrojnë pranë fëmijëve të tyre, t’u besojnë e të bëhen mbështetje për to, në vend që t’i fajësojnë e të distancohen prej tyre.

Ajo u shpreh: “Dua t’u bëj thirrje përfundimtare prindërve, që t’u besojnë vajzave të tyre, që mos t’i paragjykojnë e mos t’i lënë asnjëherë vetëm, që ato të vetme të përballen me këto monstra të shoqërisë sonë, sepse asgjë nuk është më me rëndësi se sa fëmija yt, se sa fati i fëmijës tënd; as çka thotë shoqëria, as se çka thonë fqinjët, madje as çka po flitet sot në këtë kuvend. Mbroni vajzat tuaja dhe në veçanti, gjithnjë besojuni atyre, sepse asnjëherë të vetme nuk është viktima që i ka fajet dhe gjithmonë është përdhunuesi që i ka fajet dhe se duhet ta marrë dënimin e merituar.”

Rasti në fjalë, u zbulua para disa ditësh, dhe ka nxitur reagime të shumta të fytyrave publike, shoqërisë civile dhe qytetarëve.