Pozitat politike dallohen nga punët e tjera në shoqëri!

0

Një gjë të cilën po e vrejmë të gjithë si shoqëri, secili po shpreh ambicje personale dhe dëshirën për punë më të mirë dhe për pagë më të lartë. Dhe, pikërisht është kjo arsya, që Kosova është këtu ku është, me përplotë sfida dhe me rrugëtim të rëndë në shtetndërtimin e saj. Kjo, është pasojë e ndryshimit të sistemit qeverisës, dhe të okupimit shumëvjeqar të Kosovës. Prandaj, mosnjohja e demokracisë si sistem qeverisës dhe pluralizmit politikë, është e natyrshme të sjellë kërkesa të ndryshme, dhe shpeshherë të pabazuara dhe të pa analizuara. Por, për më tepër, debatet publike sa herë të jenë konstruktive dhe argumentuese, janë të mirëseardhura dhe japin pozitivitet dhe e begatojnë demokracinë e vendit.
Mirëpo, ajo që vrehet lehtë, në shoqërinë tonë argumentimi shpeshherë është banal, dhe kryekëput në ineters të personit që mundohet të argumentoj qëndrimet e tij.
Sektori i arsimit, mbetët një nga sektorët ku debatet janë të shpeshta, por, fatkeqësisht gati çdo vit, rreth pagave të mësimdhënësve, dhe jo për cilësi të arsimit, apo ndonjë alternativë për ndryshim të gjendjes së mjerueshëme në këtë sektor të sboqërisë. Kjo shtresë e shoqërisë, e cila është politizuar si çdo segment tjetër i shoqërisë, edhe këtë vit, kur Kosova është në një vit problematikë, me sfida të cilat nuk janë të lehta, jo vetëm për politikën, janë mësimdhënësit që kërkojnë “drejtësi dhe paga të dinjitetshëme”.
Kjo kërkesë, është ekskluzivisht si pasojë e krahasimit me pagat e sektorëve tjerë, e posaçërisht me pagat e funksionarëve publikë!
Funksionarët publik, nuk ka dilema që i kanë dhënë komoditet të tepruar vehtës. Për këtë, të gjithë kemi gjykuar, se është e padrejtë në një shtet siç është Kosova, me një papunësi enorme, dhe me shumë probleme, qeveritarët të krijojnë jetë luksi për vehte!
Por, nëse ata qenkan të tillë, të pa ndërgjegjshëm, nëse atyre u mungon morali publik, a do të thotë kjo, se e gjithë shoqëria të bëhemi të tillë?!
Duhet ta kemi parasysh një gjë, funksionarët publikë, janë përkohësisht në ato pozita që mbajnë, disa pozita të tilla mund edhe të shuhen, dhe për këtë, janë qytetarët që vendosin me vot, në zgjedhje të lira. Po ashtu, nëse dikush nuk është i kënaqur me pagën që ka, ose konsideron që meriton një pagë më të madhe, aq sa të funksionarëve publik, atëher, duhet ta dije se politika është për të gjithë, le të futet në politikë, le të bëhet ai apo ajo, arsya e uljes së pagave të funksionarëve publik. Edhe ashtu, politika jonë ka nevojë jashtëzakonisht për kuadro dhe njohës të mirëfilltë të lemenjëve të ndryshëm!
Është relevante të theksohet, nëse funksionarët publikë do të kishin paga të krahasueshëme me mësimdhënësit, mjekët, dhe të tjerë, atëher, cila do të ishte arsya të sfidoj vehtën dikush në jetën publike? Cila është arsya të marrë përgjegjësi jo të lehta për shtetin dhe shoqërinë, dhe shpeshherë edhe me rreziqe? Çfarë konkurence do të kishim në jetën politike atëher?
Jeta publike nuk është e lehtë, nëse dikuj i duket e lehtë, dyert janë të hapura, dhe le të përvjelin krahët dhe ta provojnë atë. Të flasësh në distancë, të bësh komente në rrjete sociale, nuk është e njëjtë sikur të marrësh përgjegjësi!
Prandaj, nëse e krahasoni vehtën me dikënd që është në një pozitë publike, dhe konsideroni se ai nuk është më meritor se ju, bëhuni pjesë e jetës politike dhe arrini pozitën që konsideroni se e meritoni. Por, mos ofendoni pa bazë dhe pa nevojë, ata që mbajnë pozita publike dhe janë pjesë e politikbërjes!

Shkruan: Fatmir HALILI