Po i shkolloni çikat, tani s’po dijnë nji ve vjehrrës me ia fërgu!

0

Ngriti gishtin tregues në ajër, dhe me një intonacion qortues na ndërpreu biseden: “Po i shkolloni çikat, a kur të martohen një voje nuk po dijnë tana me ja fërgu vjehrrës së vet”.

M’u ngritën nervat në ajër, zemra po ma shpërthente krahërorin, leukocitet m’u ulën, zorret m’u tollovitën në atë moment.

A thua përse nuk nisemi nga ajo se vajzat pa përjashtuar edhe djemtë duhet t’i angazhojmë ndonjëherë në kuzhinë që të dijnë të gatuajnë për veten e tyre, për loçkën e zemrës së vet, ose sepse nesër do të bëhen prindër dhe do të duhet t’u gatuajnë fëmijëve të tyre. Vetëm për këtë.

Pse unë duhet me e mësu vajzën me i gatu ekskluzivisht vjehrrës, këtë s’e kapa hiç!

Autore: Maki Zaimi