Përplasje mes deputetes së LDK-së e atij të AAK-së: Kush kujt i kërkoi 10% për çdo tender?

0

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se ajo po kërkon 10% të fitimeve për çdo tender të shpallur, shkruan Gazeta Blic.Në seancën e Kuvendit ku po flitet për pagën minimale, Bajrami tha se ngritja e pagave dhe diskutimi për këtë është duke u bërë vetëm për shkak të fitimit të votave në elektorat.“Secili deputet kërkon me dal me kërku vota do ta mbështesë një gjë të tillë. Mungoi guximi për ta trajtutr një çështje të tillë sepse Ligji për veteranët dhe pensioni i veteranëve ka referencë pagën minimale. Prandaj kur të rritet paga minimale rriten pensionet dhe ka kosto buxhetore. Saherë që i kanë rritë pagat janë fituar vota”, tha ajo.

Tha se “edhe efekti i taksës po shihet. I kemi humbur 17 mijë vende të punës në bazë të Bankës Botërore e cila është bazuar në statistikat zyrtare të shtetit”, përfundoi ajo.Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj. Ai pyeti deputeten e LDK-së që të tregoj se kush kujt i kërkoi 10% për çdo tender.“Po ky far 10 përqindëshi që Qeveria po e kërkojka për çdo tender, kush kujt dhe kur ia paska kërku, meqenëse paski informata”, tha Nitaj.

Tha se nuk i kupton “ata që thonë se rrtija e pagës minimale qenka vetëm shpërndarje e varfërisë. Tani nuk e di se a janë për ngritjen e kësaj page apo për uljen e saj”, përfundoi ai.E deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami iu kundërpërgjigj sërish deputetit të partisë së Haradinajt.

“Unë i them se kam mundur të gaboj vetëm në përqindje. Ajo mund të jetë vetëm pak ma e lartë”, përfundoi ajo.