Përmirësojini vetullat dhe qerpikët tuaj!

0

A dëshironi të keni vetulla sikur ato të yjeve? Forma e përkryer e vetullave tuaja varet nga forma e fytyrës tuaj. Nëse vetulla do të ishte e ndarë në tri pjesë, atëherë pjesa e trashë do të fillonte në kufirin me hundën, harku duhet të krijohet në mes, kurse pjesa e hollë duhet të jetë prapa skajit të syrit.

Trashini vetullat!

Mbushni vetullat me pudër, laps ose me xhel. Ngjyra e mbushësit duhet të jetë dy nuanca më e çelët nëse jeni zeshkane, ndërsa për biondet ngjyra e tij duhet të jetë dy nuanca më e mbyllët.

Shmangini vetullat e vizatuara!

Forma e përkryer e vetullave është e vendosur në mënyrë natyrale përmbi strukturën e ashtit, andaj sado e bukur që mund t’ju duket forma e vizatuar e vetullave, ajo do bëjë që të dukeni më nervoze dhe më e vjetër sesa që jeni.

Përshtateni ngjyrën e vetullave me ngjyrë të flokëve!

Nëse ndërroni ngjyrën e flokëve, atëherë patjetër duhet të ndërroni edhe ngjyrën e vetullave, mirëpo një gjë të tillë nuk duhet ta bëni vetë në asnjë mënyrë. Vizitoni ndonjë sallon bukurie!

Dukuni sa më natyrale!

Vetullat e aktores Camilla Belle tregojnë që nuk keni nevojë që të dizajnoni vetullat për t’u dukur bukur. Për t’u dukur sa më natyrale, mos hiqni as edhe një qime nga vetullat tuaja për tre muaj, pastaj vizitoni ndonjë sallon bukuri për të krijuar formën e përkryer.

Përdorini piskatoret e duhura!

Piskatore e rrumbullakët apo me majë? Ekspertët preferojnë piskatoret me majë, pasi që janë më të përshtatshme për të larguar edhe qimet në pjesët më të vështira.

A mund t’i hiqni qimet në skaj të vetullave?

Është tërësisht në rregull nëse bëni kujdes gjatë largimit të qimeve në skajin e hollë të vetullave, mirëpo nëse nuk tregoni kujdes, mund të përfundoni me pamje qesharake të vetullave tuaja.

Kur nuk duhet përdorur piskatoren?

Nëse vëreni një qime që është rritur përbrenda, mirëpo nuk ka dalë në sipërfaqe, atëherë mos u mundoni ta largoni, pritni për një ose dy ditë që ajo të dalë mbi lëkurë dhe do ta keni shumë më të lehtë. Nëse ju shqetëson shumë, atëherë vendosni ‘sherk’ mbi të, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kërkoni ndihmë nga profesionistët!

Nëse nuk jeni shumë e sigurt për formën e vetullave që e dëshironi, atëherë vizitoni ndonjë sallon bukurie. Pasi që profesionistët të kenë formësuar vetullat, largoni çdo javë qimet e padëshiruara, ndonëse bëni mirë nëse e vizitoni sallonin prapë pas katër javëve.

Zmadhojini sytë!

Qerpikët e dredhur bëjnë që sytë të duken më të mëdhenj, andaj bëjeni një gjë të tillë para se të vendosni maskarën.

Vendosni maskarë në masë të nevojshme!

Maskara ka shumë rëndësi, pasi që bën që qerpikë tuaj të duken më të mbushur dhe më të gjatë sesa që janë në të vërtetë, andaj vendosni sa më shumë maskarë që mundeni për të fituar pamje sa më të mirë të qerpikëve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kujdesi parandalon qerpikët e çrregullt

Askujt nuk i pëlqejnë qerpikët që duken si rrjetë e merimangës! Largoni furçën nga kutia e maskarës dhe më pas vendoseni në një letër për të larguar pjesën e tepërt. Pasi që të keni larguar pjesën e padëshiruar nga furça, vendoseni maskarën me kujdes në qerpikë.

Mos lejoni shenjat nga maskara!

Nëse në fund të ditës keni shenja në fytyrë për shkak të maskarës, atëherë bëni mirë që ta ndërroni dhe të merrni një më të shtrenjtë. Maskarat kualitative nuk dëmtohen brenda ditës dhe largohen shumë më lehtë duke përdorur ujë të vakët.

Qerpikët artificialë

Qerpikët artificialë bëjnë që femrat të duken shumë më bukur, mirëpo nganjëherë është e vështirë të vendosen, andaj pasi që keni vendosur të merrni qerpikë artificialë, bëni mirë të vizitoni ndonjë sallon bukurie.