Përkujtohen 46 martirët e vrarë në fshatin Tërrnje të Suharekës

0

Në ambientet e jashtme të SHFMU “ V.P.Shkodrani” në Tërrnje, para shumë të pranishmëve, sot janë përkujtuar 46 martirët e vrarë nga forcat paramilitare dhe ushtarako- policore sërbe, ku 14 prej tyre janë ende të zhdukur, që prej njëzet vite më parë, njofton Komuna e Suharekës.

“Në këtë manifestim përkujtimor, ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, i cili ka mbajtur një fjalë rasti ku ka ngushëlluar familjarët dhe iu ka dhënë kurajo që këtë dhimbje t’a përballojnë, për hirë të gjeneratave të reja. Ai ka shtuar se: “Gadishmëria jonë pati vullnet të tregonte secilën formë të angazhimit për liri dhe pavarësi. Me vite i treguam botës anën tonë të rezistencës paqësore, e deri tek rezistenca e armatosur për të treguar vendosmërinë e qëllimit tonë”. Ai ka vendosur dhe një buqetë me lule pranë pllakës përkujtimore të martirëve të këtij fshati, programi ka vazhduar me disa recitale, të përgatitura nga nxënësit e shkollës së fshatit Tërrnje”, thuhet në njoftim./04online.info