Perisic larg Interit, kroatit i lakohet emri sërish në Londër

0

Mesfushori i Interit, Ivan Perisic, duket se do të largohet nga “San Siro” në verë. Në fakt, kjo gjë mund të kishte ndodhur që në merkaton e dimrit, por ofertat nuk ishin të tilla, për t’i bindur zikaltrit. Si pistë e mundshme për nënkampionin e botës tashmë ka dalë Tottenham, sipas “Tuttosport”.

Mauricio Pochettino thuhet se është një admirues i madh i kroatit, pasi e ka pëlqyer në dy ballafaqimet e “Spurs” me gjigantët italianë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, këtë sezon.

Perisic ka kontribuar me 3 gola dhe 2 asistime në 20 ndeshjet e Serie A, të luajtura me Interin këtë sezon.

Tottenham thuhet se do të nisë sulmin veror për lojtarin në fjalë. 30-vjeçari është riintegruar kohët e fundit në skuadrën e Interit, pasi një propozimi për të kaluar tek Arsenali gjatë muajit të kaluar.