Pepe tallet me Realin: Kur shkova unë, ishte si varrezat e mbrojtësve

0

Pepe është larguar zyrtarisht nga Beshiktashi, duke u rikthyer edhe njëherë tjetër në Portugali, aty ka firmosur me Porton. Qendërmbrojtësi portugez që rikthehet në vendlindjen e tij pas shumë vitesh, rigjen në skuadër portierin me të cilin bënte histori te Real Madridi dhe bëhet fjalë për Iker Kasijasin.

Pepe ka treguar për mediat momentet e para kur u transferua te Reali dhe pranon se atë kohë nuk kishte mbrojtës të mirë në skuadër dhe e konsideron Realin si një pikë varrezash për qendërmbrojtësit. Sakaq, nuk i ka kursyer edhe shakatë me Kasijasin.

“Mbaj mend që në kohën kur shkova unë te Reali, aty ishte si një qendër varrezash për mbrojtësit. Asnjë nuk forcohej, ndërsa unë isha përgatitur për këtë gjë kur isha te Porto. Qëndrova për 10 vite te Reali, ndërkohë që askush nuk po bënte të njëjtën gjë si unë.

Tashmë ndihem shumë i lumtur që u bashkova sërish me Kasijasin. E mbaj mend që kur shkova për herë të parë te Reali, ai më tha ‘A di spanjisht’? Tani e pyeta unë Kasijasin, nëse di portugalisht. Ai më tha se di pak dhe se e kupton, por bëhet me turp. Megjithatë, është më mirë se unë në fillim”, u shpreh Pepe.