Parlamenti Studentor reagon me aksion simbolik për gjendjen e krijuar në UPZ (VIDEO)

0

Parlamenti Studentori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren kanë realizuar një aksion me qëllim të përqimit të mesazhit rreth gjendjes në të cilën ndodhet ky institucion pas kontestit rreth zgjedhjes të Rektorit të ri.

Këshilli Drejtues i UPZ-së sot ka mbajtur mbledhjen e radhës me ç’rast pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e ushtruesit të detyrës së Rektorit të UPZ-së, deri në zgjidhjen e kontestit në Gjykatën Themelore në Prizren, e cila ditë më parë ka caktuar masë pezullimi të këtij procesi.
Parlamenti Studentor i UPZ-së sot ka marrë aksion simbolik në kundërshtim të gjendjes së krijuar, nga i cili ne ju sjellim edhe video nga vendi i ngjarjes.
“Ne jemi te fundit qe e deshtem kete gjendje ne Universitet, por jeni ju anetarë te Keshillit Drejtues qe na sollet deri ne kete situate.
Ne ju paralajmruam, por ju po deshironi te na i tregoni muskujt. Ta shohim sa jeni te gatshem te perballeni me deshprimin e studentëve.
Ky eshte veç aksion simbolik per nderprerjen e mbledhjes, perfundimi i se ciles do ta dergonte Universitetin ne humnere. Ne nuk do te ndalemi deri ne momentin kur politika te heqe dore perfundimisht nga Universiteti yne.
Minister i MASHT-it z. Shyqiri Bytyçi, te ftojme qe te vish ne Universitet dhe ta shohesh prej afer se ne çfare gjendje e kane katandisur kete vater te dijes, emisaret tuaj.
Ne nuk do te ndalemi deri ne realizimin e kerkesave tona.
Me respekt, Parlamenti Studentor!”, thuhet në reagimin e Parlamentit Studentor./04online.info