Parlamenti Studentor i UPZ-së viziton Sabahajdin Cenën një ditë para se të udhëtoj drejt Gjykatës Speciale

0

Kryetari i Parlamentit Studentor pranë UPZ-së, Milot Krasniqi, i përcjellur nga dy ish Kryetarët e PS-së, Arianit Berisha e Nehat Gashi, si dhe nga Adrit Krasniqi e Nexhmedin Krasniqi, e kanë vizituar Prof. Dr. Sabahajdin Cenën, ish Drejtor i Drejtorisë Publike Civile në Zonën e Pashtrikut gjatë luftës së UÇK-së.

Ju kujtojmë se Cena nesër do të udhëtojë drejt Gjykatës Speciale në mbrojtje të luftës së pastër të UÇK-së. Cena për vite të tëra ka qenë edhe profesor i rregullt në UPZ, derisa është pensionuar.
“Këtë të diele e kaluam në Rahovec së bashku me Prof.Dr. Sabahajdin Cena. Profa e ka kaluar gjithë jetën e tij në shërbim të vendit dhe që nga nesër ai ka një mision tjetër, t’a dëshmojë luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së.
Ndihemi shumë krenar për të bëmat e profesorit dhe heroit tonë, Prof.Dr.Sabahajdin Cena”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, Nehat Gashi, ish Kryetar i Parlamentit Studentor pranë UPZ-së./04online.info