Pacolli: Qeveria po ndanë mjete për Notre Dame por nuk ka mjete të sigurojë dorëza sterile

0

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka kritikuar qeverinë e Kosovës për ndarjen e mjeteve për renovimin e Katedrales Notre Dame në Partis, raporton Gazeta Blic.Ajo përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kjo Qeveri e cila nuk ka mjete për ndarjen e mjeteve për sigurimin e dorëzave sterile nuk mund të ndajë mjete për Notre Dame.“NUK ka mjete të ndihmoj vogëlushen Hata Lahi nga Skenderaji e NUK ka mjete të ndihmoj shumë fëmijë tjerë që vuajnë nga sëmundje të rënda e që nuk mund të shërohen në vend”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë:

Kjo qeveri paska mjete të ndajë për rindërtimin e katedrales Notre Dame por
NUK ka mjete të siguroj dorëza sterile e ampulla në spitalin e lindjes.
NUK ka mjete të siguroj barna nëpër spitalet publike.
NUK ka mjete të ndihmoj vogëlushen Hata Lahi nga Skenderaji e NUK ka mjete të ndihmoj shumë fëmijë tjerë që vuajnë nga sëmundje të rënda e që nuk mund të shërohen në vend.
Kjo qeveri nuk ka para vetëm për qytetarët e saj.
Të gjithë bashkë kundër PANhajnisë