Nuancat e shampanjës! Ngjyrat më të pëlqyera që do të bëjnë namin gjatë 2019-s

0

Ardhja e vitit të ri mund t’ju ketë nxitur drejt ndryshimeve të reja.. të paktën në teori ! Por pse të mos filloni me ndryshimin e parë, dhe ky i fundit të lidhet me ngjyrën e flokëve. Jepini pamjes suaj dritë, duke hequr dorë nga ngjyrat e errëta ! Zgjidhni nuancën më të pëlqyer, që do të bëjë namin jo vetëm këtë sezon, por gjatë gjithë 2019-s. Bëhet fjalë për hijet e shampanjës, një kombinim i së verdhës, platinit e ngjyrës rozë të lehtë.

Sipas stilistes së flokëve Kimberly Bonondona ne bazë në New York pohon se dy kërkesat më të zakonshme të biondeve janë : e arta dhe bionde e akullt dhe shampanja është një përzierje perfekte midis këtyre dy nuancave. 
Rrënja duhet lyer me një ngjyrë të ngrohtë e cila ftohet gradualisht drejt majave.

Nëse nga përshkrimi i mësipërm jeni tunduar sado pak të ndryshoni ngjyrën e flokëve, shikoni fotogalerinë e mëposhtme për t’u frymëzuar.