Njihuni me këshillat profesionale për grimin e përditshëm të syve

0

Pos eksperimenteve të ndryshme që aplikohen në raste të ndryshme, prapë se prapë shumicës së femrave ju nevojiten disa këshilla si të rregullojnë me sukses grimin e syve për çdo ditë si dhe disa këshilla si gjithçka të duket e përsosur

Mos përdorni korrektor si bazë për hije

Kjo është fshehtësi që bëhet gjithë shekullin, por tash duhet anashkaluar. Shumica e korrektorëve është ose shumë i yndyrshëm, dhe do të ndikojë që hija të grumbullohet në kapakun e syrit ose tepër e thatë që tepër e rrudhë lëkurën e hollë të kapakut. Më së miri të përcaktoheni për krem hije që jo vetëm se do të jetë bazë që garanton qëndrueshmëri, por me ngjyrën e vet mbulon parregullsitë në kapak dhe kështu korrektorin e bën të tepërt.

Filloni thjeshtë

Nëse mbështeteni në udhëzimet nga “Instagram” dhe “Youtube”, do të fitoni sulm paniku midis shfaqjes sa që duhet të përdorni dhjetë produkte dhe shtatë brusha. Më së miri përdorni deri trihije, e sot janë popullor edhe dukjet monokrome me vetëm një hije.

Kombinoni cilësitë

Nuk mjafton të kombinoni ngjyrën, por edhe cilësinë. Mat, sedef, shkëlqim, saten – të gjitha këto janë përfundime të ndryshme që japin efekt të ndryshëm dhe ndryshe sillen në rrudhat e syve, pjesën e brendshme të kapakut apo të jashtëm, po ashtu dallim përbën nëse janë në kapakun e sipërm apo të poshtëm. Për grimin bazik të përditshëm më së miri është të përdorni hijet saten dhe mat në krejt kapakun, “glitter” në qendër të kapakut të sipërm, e sedef në kanalin e lotit.

Mos filloni me hijen gur/pluhur

Më së miri është në fillim të aplikoni hije krem ose laps që e shpërndani me brushë. Kremi jep bazë të mirë që më pas ngjitet për të, zgjat më gjatë, e nuancat janë më të gjata dhe më interesante.

Përdorni “nuancë kalimtare”

Bëhet fjalë për hijen shumë neutrale e cila për një nuancë është më e errët se sa lëkura juaj dhe mund të duket si tranzicion natyral në kapak. Me të duhet ta hijëzoni krejt tranzicionin dhe gjysma e punës është bërë: nëse dëshironi, mund të ndaloni në atë hap, e nëse vazhdoni secila hije që e aplikoni më mirë qëndron dhe ngjitet për lëkurë. Për këtë mund të përdorni edhe bronzues.