Njerëzit që martohen në moshën 23-32 vjet, jetojnë më gjatë

0

Studiuesit kanë zbuluar se një lidhje e shëndoshë lidhet me gjumin e mirë dhe ul stresin.

Një skuadër studimi e Universitetit të Minnesotas ka zbuluar se personat të cilët janë pozitivë, kanë lidhje të hershme që kanë rezultuar me martesë, deri në moshën 32 vjeçare, pas kësaj moshe përjetojnë më pak ankth dhe stres si dhe kanë gjumë më të mirë.

Sipas këtij studimi njerëzit që bien në dashuri gjatë viteve 20’ta përjetojnë shumë më pak stres në moshën e mesme.

Studiuesit thonë se gjetjet e tyre tregojnë se si martesa e hershme redukton rrezikun edhe nga vdekja e parakohshme.

Tashmë është e njohur që ledhatimi i dy të dashuruarve përmirëson sistemin imunitar pasi që prodhon më shumë baktere të mira që ndihmojnë kundër infeksioneve.

Seksi i rregullt përmirëson muskujt duke bërë që gjaku të qarkullojë më mirë nëpër vena.

Kështu, sipas kësaj skuadre të Universitetit të Minnesotas, tregojnë se ata kanë zbuluar se lidhjet e gjata që nga adoleshentët e që bëhen nga mosha 32 vjeçare e tutje, përjetojnë gjumë më të mirë dhe kanë më pak stres.

Personat do të kenë gjumë dhe më pak ankth sidomos nga mosha 37 vjeçare, derisa ky studim është publikuar edhe në revistën “Personal Relationships”.

Autorja që udhëheq këtë studim, Chloe Huelsnitz, kandidate për PhD në Universitetin e Minnesotas, thotë se gjumi është shumë më i mirë tek këto çifte.

Lidhjet e gjata po ashtu garantojnë shëndet më të mirë dhe jetë më të gjatë, thotë ajo.

Ajo shton se personat në këtë moshë janë të prirë për të lexuar letërsi, një gjë që ndikon tek partnerët duke ulur nivelin e stresit.