Nesër në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, mbahet Panairi i Punës

0

Nesër, më 31 tetor, në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, mbahet Panairi i Punës, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

“Panairi i Punës organizohet në bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës dhe Zyres Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Për punëkërkuesit – Panairi i Punës është vendi i cili ofron informata për mundësitë e punësimit dhe praktikës në punë, dhe informata për trajnime e aftësime profesionale.

Për kompanitë dhe organizatat – Panairi i Punës është vendi ku mund të shpallin vendet e lira të punës apo praktikës në punë. Gjatë panairit kompanitë/organizatat gjithashtu mund të intervistojnë dhe vlerësojnë kandidatët potencialë për punë apo praktikë në punë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04online.info