Nëndegët e PDK-së në Petrovë dhe Dardani zgjedhin kryetarët e ri dhe strukturat e reja drejtuese

0

Është duke vazhduar mbajtja e kuvendeve zgjedhore nëpër nëndegët e PDK-së në Prizren, me ç’rast janë duke u zgjedhur kryetarët e ri dhe strukturat e reja udhëheqëse.

Si rrjedhojë, sot janë mbajtur dy kuvende zgjedhore. Nëndega e Petrovës për kryetar e ka zgjedhur Kastriot Hoxhën, ndërsa ajo e Dardanisë Rafet Bushatin. Rexhë Ukaj, Shaqir Totaj e Betim Gjoshi kanë folur për rëndësinë e këtij procesi zgjedhor, me ç’rast kanë bërë thirrje edhe për mbështetje nëpër kuvendet përkatëse dhe në përgjithësi ndaj PDK-së në Prizren dhe në nivel vendi./04online.info