Në vend të sigurisë viktimat morën vdekjen si shkëmbim

0

Kohëve të fundit dhuna si dukuri është bërë mjaft shqetësuese në rrethin tonë. Shoqëria jonë cdo ditë e më shumë po ballafaqohet me rastet e dhunës në familje, dhunës në baza gjinore si dhe me rastet e dhunës seksuale.

Ky fenomen nuk mund të thuhet që është shqetësues vetëm në vendin tonë mirëpo konsiderohet edhe si problem global. Njëra ndër format më të rënda dhe më aktuale të dhunës gjinore është dhuna seksuale. Ky akt përkufizohet si “akt i vullnetshëm i fuqisë fizike, si kërcënim ose e aplikuar,kundrejtnjë tjetri, personi ose komuniteti duke pasur me qëllim rezultatet ose mundësi në dëmtime,vdekje,pasoja psikologjike dhe keqzhvillim. Ajo nënkupton forcimin ose manipulimin e një personi për kryerjen e aktiviteteve seksuale pa dëshirë dhe pa pëlqim. Kjo dukuri klasifikohet në disa lloje si Sulmimi seksual, Dhuna seksuale ndaj grave, Dhuna seksuale ndaj burrave si dhe Sulmimi seksual ndaj të miturve.

Për shkak të pozitës së nënshtruar të gruas në shoqërinë Kosovare, rastet më të shpeshta të dhunës seksuale janë ato ndaj grave si dhe te miturave. Siguria e grave paraqet një shqetësim të vecantë, pasi që dhuna ndaj grave është fenomen i përhapur global.

Kohëve të fundit shoqëria jonë është vetdijësuar dukshëm dhe kanë filluar raportimin e këtyre rasteve në organet kompetente e ajo që vlen të ceket është se këto raste tani më kanë filluar të marrin bujë edhe në media. Raportimi i këtyre rasteve edhe në media e ka përfshirë edhe popullatën  të cilët në numër të madh i kanë përkrahur viktimat e këtyre rasteve. Ky fakt së fundmi ka ndikuar që të rritet raportimi i gjithmbarshëm i këtij problemi. Në bazë të statistikave të Policisë së Kosovës thuhet se në Kosovë gjatë vitit 2018 janë raportuar 31 raste të dhunës seksuale dhe 46 raste të sulmit seksuale. Rastet e kësaj natyre me të vërtetë janë shumë sensitive dhe vetdijësimi i shoqërisë për raportim është shumë i rëndësishëm në parandalimin e kësaj dukurie.
Insitucionet relevante për parandalimin e dhunës shumë herë kanë dështuar që t’i dalin në ndihmë viktimave. Pavarasisht faktit se në korniza ligjore një akt i tillë merr dënim të merituar praktika na ka treguar se institucionet po i japin hapësirë përforcimit të normave tradicionale. Jemi dëshmitarë të asaj se edhe pse viktimat i kanë raportuar rastet e dhunës nga partnerët e tyre në Polici, ato nuk kanë marrë sigurinë por ato morën vdekjen si shkëmbim.


Dënimet minimale nga ana e gjyqësorit për të akuzuarit e dhunës  kanë ndikuar që kjo dukuri vazhdon të jetë shumë prezrente në shoqërinë tonë.

Gjithashtu edhe shoqata “Gruaja Bashkëkohore” së fundmi ka filluar trajtimin e kësaj teme. Organizata “Gruaj Bashkëkohore’’ ka implemetuar projektin ’’Stigma e shoqërisë mbi seksualitetin’’ të mbështetur nga Rrjeti i Grave të Kosovës(RrGK) dhe financuar nga Austrian Development Agency (ADA), ku u mbajtën takime me vajzat e reja me qëllimin rritjen e vetëdijes për rëndësinë e shëndetit seksual dhe riprodhues, ngacmimet e dhunën seksuale.


Ulpiana Emra studion Gazatarinë dhe është aktiviste e shoqërisë civile. Përmbajtja e këtij shkrimi nuk reflekton qëndrimet e implemetuesve apo donatorëve.

Shkruan: Ulpiana EMRA