Ndërron jetë sportisti i njohur kosovar

0

Në moshën 63-vjeçare ka ndërruar jetë Skender Sahiti, një prej portierëve dhe hendbollistëve më të mirë që ka pasur Kosova ndonjëherë.Sahiti karrierën e kishte filluar te klubi Borac nga Ferizaj, duke mbrojtur ngjyrat e këtij ekipi në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë.Me këtë skuadër ai kishte luajtur edhe në finalen e Kupës së Jugosllavisë më 1979, dhe derisa ka vazhduar aventurën si hendbollist në klube të ndryshme nga Jugosllavia, karrierën e ka përfunduar në ligën elitare të Italisë.
Në Itali, ai me sukses ai kishte punuar edhe si trajner i klubeve të meshkujve dhe të femrave për t’u rikthyer pas luftës në Kosovë, ku ka ushtruar profesionin e trajnerit te skuadra e Kastriotit.