Ndërprerje globale: Facebook, Messenger dhe Instagram bien nga sistemi

0

Një sasi e madhe e faqeve në pronësi të Facebook-ut po përjeton një ndërprerje mbarëbotërore, duke e pasur të pamundur që përdoruesit të lidhen në to, përcjellë GazetaBlic.

Facebook, Messenger dhe Instagram kanë pasur probleme që nga mesdita, e në disa raste duke rezultuar në “ndërprerje të plotë”.

Të tre aplikacionet u “rrëzuan” kryesisht në zona të mëdha urbane, në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, së bashku me pjesë të Amerikës së Jugut.

Përdoruesit e rrjeteve sociale hynë në Twitter për t’u ankuar për këtë ndërprerje, pasi gjetën se jo vetëm që Facebook ka rënë, por edhe Instagram gjithashtu.

Më shumë se një e treta e përdoruesve të Facebook, të prekur nga ndërprerja raportuan se po përjetonin një “ndërprerje të plotë”.

Të tjerë thanë se nuk mund të rifreskonin “News Feed” ose të hyjnë në llogaritë e tyre. Probleme të ngjashme janë ngritur në Instagram dhe Messenger, afërsisht në të njëjtën kohë.

Në Messenger, shumë përdorues nuk kanë mundur të lidhen në server fare dhe kanë raportuar se nuk po marrin mesazhe./GazetaBlic