Nanë, po m’nguc filani! Shuj, mos t’nin kush se po na e qet faqen e zezë!

0

Nanë, po m’nguc filani!
SHUJ, mos t’nin kush se po na e qet faqen e zezë.

Peripecitë e nji femre nisin qysh n’ditën kur lind. Se nanën e saj e ka msu rrethi që ndaj çikes ki obligim veç me ja rrit shtatin, me i jep bukë e ujë se dikur bohet e derës huj, e nana s’ka me mbajt ma “gajlen” e saj. Rrethi e mentaliteti e ka msu nanën e babën që kur t’vjen muhabeti te femijët me u përgjigj: “Djalin syni i keq mos ma paft, e kom edhe çikën, po çika osht e huja.”

Dje nji 16 vjeçare e ka trondit nji popull prej 2 milionësh, me çka? Tu e tregu tmerrin që e ka përjetu për 2 vite, tu tregu qysh nji fëmijë i ka abortu dy fëmijë.

Sigurt prej qetyne 2 milionëve, 50%-shi e kanë thonë at’ shprehjen e famshme te ne shqiptarët e Kosovës: “E ka lyp“, ose “Pa e çu kudra bishtin, qeni si shkon mbrapa”.

O njerëz pa njerzillak, e çon çiken n’shkollë edhe për qat’ periudhë 6-7 orëshe rrin rahat se mendon që e ka t’bijën n’duar t’sigurta. Pas çatij 6-7 orëshit, t’vjen çika n’shpi e dhu*nume, e dërrmume psiqikisht, po nuk guxon me tregu se nana i ka thon “ta hjek baba yt kryet sakic me bo me ni najsen”. Masnej çika detyrohet me duru, se vendi e ka msu që si t’prishet çajo cipa e hollë e qujtun virgjinitet duhet me harru martesën.

“Nasht po duroj se nashta m’merr për gru, se tybe me marr vesh kush pos “helaqe” kom me met, po nal niher se policia jonë për me m’mbrojt, për me e ndal çiftin e profesorit. Kërkun ma e sigurt se qaty s’jom”

Shkon aty, e del nji burr 2 metra me grada n’krahë, që i thot vetit POLIC, që osht aty për hallet e popullit, e me i ndihmu popullit, po mrena rrypit t’pantollave s’ka kontroll.

E kur e sheh ni çikë t’re tu denoncu keqtrajtim sek*sual, i thotë s’paska pas faj profesori. Se ky tipi ka harru që e ka çiken e vet’ te shpija. Ka harru që dikush e thirrë “BABË”, e osht bash si ajo që osht ulun n’karrike tu e tregu tmerrin e makthin e jetës saj. Po s’ka lidhje se ky i forti mundet me skllavnu ket’ t’shkretën. S’ka lidhje që gruja o’ tu e prit te shpija me honger darkë me burrin e me fmijtë. E rëndsishme osht’ që ky me ba qef, e masi t’ja djeg krejt ondrrat e t’ardhmen nji çike t’mitun, me ja çu nji doktori që kur o’ betu ka thon: ”Do të aplikoj mënyrat e trajtimit sipas aftësisë dhe gjykimit, në të mirë të pacientëve të mi, duke i mbrojtur ata nga dëmtimet dhe padrejtësitë.” Që edhe ky me jep kontributin e tij n’shkatrrimin e dy jeteve për 230 euro!

Marrja nuk e mbyt njerin, po a ka gjo qe na ndal neve si popull kur o’ epshi e parja n’pytje?

Autore: Besiana Kajtazaj