Mustafa i del në mbrojtje Albin Kurtit: Shpendi, një manipulant i pashoq!

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Isa Mustafa e ka quajtur lajm të ditës, padinë që kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë ndaj ish-partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic. 

Mustafa, përmes një postimi në Facebook,  ka shkruar se “Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, ka të drejtë të akuzojë të tjerët, por askush Shpendin. S’shkruan askund!”

Sipas tij, Ahmeti katër vite, prej fushatës parazgjedhore e deri kah fundi i mandatit të parë të tij, s’punoi asgjë por manipuloi opinionin me një makinë Audi C7, që ishte blerë për nevoja të Kryetarit, gjatë mandatit tim në Prishtinë.

“Njëhërë thoshte se ishte e blinduar, pastaj se, jo e blinduar por, e shtrejtë, se ai vozitet me autobus e jo me atë makinë. Sot askush nuk merret me atë se si vozitet Shpendi”, shkruan ndër të tjera Mustafa.

Shkrimi i plotë:

Lajmi i ditës: Shpend Ahmeti e paditë dike në Gjykatë

Profeti ka të drejtë të martohet me gratë e të tjerëve, por askush me të Profetit. Shkruante në Librin e Shenjtë.

Shpend Ahmeti, Kryetar I Prishtinës, ka të drejtë të akuzoj të tjerët, por askush Shpendin. S’shkruan askund!

Dikush do të më thoshte: lere se këto janë punë të tyre, ta thejnë qafën.

Janë të tyre por janë edhe tonat!

Njeriu i tij, që e paditi Shpendin për qumështin, është ai që ia kishin instaluar mikrofonat dhe kamerat në trup, ia kishin montuar një takim me djalin tim dhe akuzonin se ky i fudit i kishte premtuar punësime e tendere që ai të kaloj në Forumin Rinor të LDK-së. Transmetuan gënjeshtrat e tyre në KTV një ditë para heshtjes zgjedhore. Shpendit i konvenoi kjo, sepse shokët e tij të idealit i ndihmuan të zgjedhet Kryetar me montime të rrejshme, të cilat i konstatuan organet shetërore.

Gati katër vite, prej fushatës parazgjedhore e deri kah fundi i mandatit të parë të tij, Shpendi s’punoi asgjë por manipuloi opinionin me një makinë Audi C7, që ishte blerë për nevoja të Kryetarit, gjatë mandatit tim në Prishtinë. Njëhërë thoshte se ishte e blinduar, pastaj se, jo e blinduar por, e shtrejtë, se ai vozitet me autobus e jo me atë makinë. Sot askush nuk merret me atë se si vozitet Shpendi.

Mbi katër vite trumbetoi me 72 dosje kundër meje dhe qeverisjes sime, që i kishte dorëzuar në Prokurori të Shtetit. Edhe pse Prokuroria deklaroi se asnjë nga ato raste nuk lidhet me mua dhe me emrin tim, gjithë kundërshtarët politik, që i ndihmuan Shpendit të bëhet kryetar, më akuzonin për 72 dosje. Edhe kjo përfundoi si gënjeshtër, por Shpendi mori lavdata se po e lufton krimin dhe korrupsionin.

Një manipulant i pashoq!

Unë, si bartës funksioneve publike, nuk e padita Shpendin, sepse isha i detyruar tu besoj organeve të drejtësisë.

Ndoshta Shpendi ka të drejtë ta padis njeriun e idealeve të tij, por ai do duhej ta padiste edhe veten e tij, për të gjitha manipulimet përmes të cilave erdhi në krye të Prishtinës dhe për shkeljet që i bëri si Kryetar i Prishtinës. IM