Mjaft u lodhët, ju mësojmë si të qëroni më thjeshtë patatet

0

Patatja është një nga ushqimet bazë të kuzhinës edhe në këto ditë festash. Mirëpo të gjithë amvisat që merren me përgatitjen e saj e dinë që pastrimi i saj kërkon kohë.

Ato duhet të kalohen në duar njëra pas tjetrës për tu qëruar dhe më pas të futen për tu pjekur, zier apo skuqur.

Por tashmë ky proces bëhet më i lehtë, mjafton një marifet i vogël.

Merrni patatet që do të gatuani dhe u bëni nga një vijë në mes me thikë rreth e rrotull.

Hidhuni ujë të ftohtë dhe i zieni derisa të futet piruni në to. Më pas i kulloni dhe hidhuni ujë të ftohtë.

Pasi të ftohen aq sa mund ti kapni me duar, merrini dhe zhvishni lëkurën nga të dyja anët.