Mitet e çmendura të bukurisë, që janë të vërteta

0

Ne jemi shumë të shpejtë për t’i lënë pas mitet e bukurisë, por disa nga ‘legjendat urbane’ më të çmendura që kanë të bëjnë me bukurinë janë në fakt të vërteta

Mbajtja e flokëve në topuz shkakton rënie

Çdo stil i flokëve që shkakton tension duke tërhequr flokët nga rrënja dhe skalpi mund të shkaktojë rënie të flokëve, gjë që do të thotë se nuk ka mundësi të rritet. Kështu që lëshojini flokët nga ky shtrëngim i fortë.

Fërkimi i syve shkakton rrudha

Fërkimi i syve tuaj nuk shkakton rrudha në mënyrë direkte, por veprimi tërheqës e bën lëkurën e hollë, e delikate përreth syve që të rrudhet dhe të shkaktojë plakje të parakohshme. Nëse kjo ndodh një herë, nuk ka problem, por mos e teproni.

Një larje me birrë forcon flokët

Përbërësit e birrës janë të pasur me vitamina dhe proteina që i ndihmojnë flokët të duken më të fortë, më të trashë dhe më të shkëlqyeshëm, derisa alkooli vepron si agjent pastrues. Derisa ju nuk mund ta bëni secilën fije që të duket përgjithmonë më e trashë, birra vepron si mbajtës i flokut deri herën tjetër kur i pastroni ato.

Disa ushqime mund të shkaktojnë akne

Një dietë me plot ushqim të yndyrshëm dhe çokollatë që shumë shpesh janë marrë si ushqime që shkaktojnë akne dhe që nuk janë të mira për trupin tuaj, por ato nuk duhet fajësuar për rritjen e paraqitjes së akneve. E vërteta është që nuk ka një listë definitive të ushqimeve që shkaktojnë akne, por për shkak se secili reagon ndryshe ndaj komponentëve të ushqimit, diçka që ju hani mund të shkaktojë paraqitjen e akneve. Ruani dietën tuaj dhe kini kujdes, kur hani diçka që shkakton akne ose irritim që të mos e konsumoni më.

Parfumi mbahet në frigorifer

Parfumet mund të zgjasin me vite të tëra kur i ruajmë si duhet, por vajrat dhe materiet kimike janë të dobëta e mund të komprometohen nga temperaturat ekstreme e sidomos nxehtësia. Nëse jetoni në një klimë të nxehtë ruajtja e parfumit në frigorifer mund të jetë mënyra më e mirë për ta ruajtur atë. Vendet e errëta dhe të ftohta me temperaturë të rregulluar janë ideale.

Balsami i buzëve shkakton varësi

Varësia ndaj balsamit të buzëve nuk është një gjendje e vërtetë mjekësore, por duket se duke e bërë lëkurën tuaj të varur nga disa përbërës si kamfori, metoli dhe acidi salicik, ato në vend se të zbusin do ta irritojnë lëkurën tuaj, duke shkaktuar thatësi e duke ndikuar që t’ju nxisin të aplikoni më shumë.

Spreji i flokëve mbi grim

Spreji i flokëve absolutisht mund të funksionojnë për ta bërë grimin që të zgjas më shumë, por a dëshironi ta përdorni atë? Përgjigjja është jo. Përdorimi i sprejit të flokëve si një ngurtësues të grimit, që e bën atë të zgjasë më shumë, mund të ndikojë negativisht në lëkurën tuaj, pasi që është i mbushur me materie kimike dhe gjëra të tjera që nuk dëshironi t’i keni në fytyrën tuaj. Një sasi e vogël nuk është ide shumë e keqe.

Zbutësi mund të pastrojë flokët

Zbutësi, si shamponi, përmban surfaktant. Këto janë komponentet që bëjnë shkumën. Zbutësi nuk përmban shumë përbërës të tillë, por veçoritë pastruese janë të ulëta. Nëse keni flokë shumë të tharë ose të dëmtuar, rutina e pastrimit të flokëve me zbutës mund t’ju ndihmojë të arrini flokë më të shëndetshëm, më të butë, dhe më me shkëlqim, por nëse keni flokë të yndyrshëm nuk preferohet ta bëni këtë.