Minitri LLuka flet incidentin në Trepçë, thotë se brenda janë ngujuar vetëm 10 minatorë

0

Ndryshe nga krye sindikalisti i Trepçës, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, thotë se brenda minierës së Trepçës kanë mbetur të ngujuar vetëm 10 punëtorë.
Sipas ministrit gjendja nuk është alarmante dhe se po punohet për nxjerrjen e tyre nga miniera.

Ai madje deklaron se miniera ka ajrosje natyrale prandaj, sipas personave përgjegjës në teren, nuk paraqet rrezik serioz mungesa e ajrosjes.

“Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje dhe po punojnë që t’i shpëtojnë të gjithë minatorët. Lutem që të gjithë minatorët të jenë mirë me shëndet dhe së shpejti ti bashkohen familjeve të tyre”, thotë Lluka.

Ky incident ka ardhur si pasojë e djegies së trafo stacionit kryesor që e furnizon minierën e Trepçës me energji elektrike./Kp/