Me 1 nëntor organizohet panairi i veshjeve, artizanateve dhe ushqimeve tradicionale në Prizren

0

Këtë të enjte në Prizren pritet të organizohet panairi i veshjeve, artizanateve dhe ushqimeve tradicionale në Prizren.

Duke filluar nga ora 10:00, panairi do të organizohet në Sheshin e Dëshmorëve dhe në Kej, me ç’rast pritet të ketë edhe aktivitete të ndryshme.

“Të enjten më 1 nëntor, Drejtoria e Turizmi dhe Zhvillimit Ekonomik, organizon Panairin e veshjeve, artizanateve dhe ushqimeve tradicionale, i cili do të mbahet në Sheshin e Dëshmorëve dhe në Kej.

Në kuadër të panairit, që do të fillojë nga ora 10:00, do të ketë aktivitete të ndryshme gjatë ditës si ekspozitë, promovim të vlerave të trashëgimisë kulturore, garë ushqimore, aktivitete me fëmijë, performancë artistike dhe në fund koncert muzikor me artistë vendorë dhe nga atyre nga Gjermania”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie./04online.info