Matteo Darmian tek Juventusi në formë huazimi

0

Juventusi kërkon përforcime për në krahun e majtë të mbrojtës.

Drejtuesit e bardhezinjve po punojnë për të risjellë në Serinë A italianin Matteo Darmian, të cilin e kanë kërkuar edhe gjatë merkatos së verës së kaluar. Drejtuesi Fabio Paratici ka gjetur akordin me Manchester United që zotëron kartonin e futbollistit, për ta transferuar 29-vjeçarin në formë huazimi për 4 milionë Euro. Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u vendosur pasi më parë “Zonja e Vjetër” duhet të vendosë për të ardhmen e Leonardo Spinazzolas, që kërkohet në huazim nga Bologna./SS