Maskë me portokalle dhe limon për flokë të yndyrshëm

0

Vazhdimisht shikoni në televizion spote publicitare ku shfaqen femra të bukura me flokë të gjatë që duket sikur nuk kanë fund. Dhe natyrshëm ju lind pyetja nëse edhe atyre u bien flokët sikurse juve? Sigurisht që po, të kesh rënie flokësh është diçka normale që prek çdokënd në faza të caktuara të jetës.

Regjimi ushqimor i varfër, përdorimi i produkteve të pakontrolluara për flokët, ekspozimi i tepërt në diell, lyerjet e shpeshta dhe abuzimi me piastrën apo tharësen janë disa prej shkaqeve kryesore që shkaktojnë rënien e flokëve.

Ndoshta nuk e keni çuar ndërmend më parë, por produkti që parandalon rënien e flokëve ka qenë gjithmonë në kuzhinën ose kopështin tuaj.

Nuk mjafton vetëm shampoja dhe balsami për të pasur flokë të bukur e të shëndetshëm, një herë në javë flokët tuaj kanë nevojë për një trajtim me maskë.

Përbërësit: 1 kokërr limon, 1 kokërr portokall, 2 lugë (të vogla) kos, 1 lugë (gjellë) miell të bardhë,(jo plot)

Përgatitja: shtrydhni limonin dhe portokallin në një tas, më pas shtoni kosin dhe në fund miellin. Përziejini derisa masa të bëhet homogjene. Me këtë masë lyejini flokët, mbajeni 15 minuta dhe pastaj lajini flokët me ujë të vakët. Kjo është një nga maskat më të mira për trajtimin e flokëve me yndyrë.