Mane dhe Salah “hedhin në tapet” Chelsea-n, Liverpooli sërish në krye

0

Fiton Manchester City, kundërpërgjigjet po me fitore Liverpooli. Por nëse për Citizens suksesi ndaj Crystal Palace ishte më i pritshëm, “The Reds” duhej të mposhtnin një rival më të fortë, Chelsea-n, dhe ia dalin mbanë me rezultatin 2-0.

Në “Anfield Road” skuadra e Jurgen Klopp zhvilloi një ndeshje perfekte, duke u vendosur mirë në fushë, për të shfrytëzuar më pas shpejtësinë dhe cilësinë e emrave të tillë si Salah dhe Mane.

I pari realizoi në minutën e 51-të Mane, pas një aksioni model ku morën pjesë disa futbolliste me kombinime të shkurtra de të saktë.

Vetëm dy minuta më vonë sulmuesi egjiptian lëshoi një silur nga distanca, që edhe pse prirët me portën ishte i pakapshëm nga Arrizabalaga. Asgjë nuk ndryshoi në minutat në vijim, madje Liverpooli ishte më i rrezikshëm në kundërsulm, por pa mundur ta thellonte më tej rezultatin.

Brenda pak orës Liverpooli dhe Manchester City këmbejnë pozicionet, me “The Reds” që rikthehen në krye me dy pikë më shumë (85), por City ka një zhvilluar një ndeshje më pak./SS