Loret Sadiku e nis vitin me lajm fantastik!

0

Futbollistit kosovar po i shpërblehet mundi, sakrifica dhe forma e mirë që po e tregon

Loret Sadiku do ta vazhdojë karrierën në klubin aktual, Kasimpasa, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar ka bërë paraqitje të mira në Turqi dhe në fund iu shpërblye mundi dhe sakrifica.

“Jam krenar që rezultati i paraqitjeve të mia në fushë u shpërblye dhe do të doja ta falënderoja klubin tim, Kasimpasa SK për besimin”, ka shkruar Sadiku në Instagram.

“Do të doja që nga thellësia e zemrës t’i falënderoja njerëzit përreth meje, të cilët më kanë mbështetur, përfshirë këtu familjen time, menaxherin dhe të gjithë të tjerët në klub”, ka shtuar qendërmbrojtësi, i cili në muajt në vazhdim mund t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës pasi ta kompletojë dokumentacionin. /Gazeta Express/