Loki së shpejti vjen me projektin e ri muzikor, bashkëpunim me Sinan Vllasaliun

0

Rrugëtimi i tij në muzikë ka filluar vite më parë, ndërsa ka arritur të sjell bashkëpunime me këngëtar të njohur në estradën shqiptare.

Bëhet fjalë për këngëtarin tashmë të mirënjohur, Lok Komoni. Ju kujtojmë se Loki kishte bashkëpunuar me Ramadan Krasniqi – Dani, Andin Randobravën, Gold AG dhe shumë bashkëpunime tjera. Sigurisht, nuk kanë munguar as këngët solo, të cilat janë pritur mirë nga publiku shqiptar.

Siç ka mësuar 04 Online, Loki është duke punuar në projektin e radhës, për të cilin është duke u përkujdesur Florent Boshnjaku.
Ndoshta se keni pritur, Loki së shpejti do të sjellë projektin e radhës me këngëtarin e shumë hiteve, Sinan Vllasaliu.

04 Online do të ju mbajë të informuar në kohë reale deri në publikimin e këngës së re./04online.info