Letër e hapur Skender Susurit, – i cili e ka shndërruar DKA-në në WC- publike!

0

Shkruan: Driton GASHI

Nuk e di nëse mund të ju drejtohem me formën e mirësjelljes ‘i nderuar’, – tashmë të zyrtarizuar në letrat e kota të hapura, sepse po të ju drejtohesha me ‘i nderuar’ do të ishte njëra ndër gjërat më të pandershme të cilën do ia lejoja vetës, – sepse ti je njeriu më i pandershëm, kontravers, naiv dhe i padijshëm të cilin e kam takuar kohët e fundit të kësaj bote mediokre cila më rrethon. Prandaj, po i drejtohem një njeriu (për hir të publikut) i cili nuk e di a do ta ketë durimin ta lexoj këtë letër deri në fund, – apo duhet t’ia lexojë sekretarja e tij e gjorë, praktikantja, apo personeli i sigurimit, ose në këtë rast do ta angazhojë ndonjë autsajder, sikurse kishe angazhuar njëfarë Bekim Nerjovaj (në këtë rast i cili paska lujatur rolin e supermenit, dhe ‘shpëtimtarit tënd’) ta nënshkruajë një dokument ilegal nga offsside për komisionin lidhur me vendimin e ankesës (të cilën e zvarrite një muaj kurse afati ishte vetëm 15 ditë) sime me konkursin për ‘Filozofi dhe Logjikë’ në shkollën e mesme ‘Remzi Ademaj’. Sepse ti nuk ke pasur guxim të nënshkruash me dorën tënde, ose të formoje komision, – por e kishe guximin të gënjeje para medieve se kandidatja në fjalë ishte vetëm e propozuar, dhe që nuk ka asnjë mundësi që ajo t’ia filloj punës pa u shqyrtuar ankesat e kandidatëve tjerë, – kurse në momentin kur ti na gënjeve të gjithëve, kandidatja në fjalë vetëm kishte filluar punën, – kurse ankesat tona i hodhe në shportë të mbeturinave. Mos harro, po jetojmë në kohën e teknologjisë ku një foto vlen më shumë se 1000 dëshmitarë dhe një milion fjalë, – pra, po jetojmë në ‘sistemin VAR’, dhe autsadajeri yt i Hasit, komisioni (jo)vlerësues, dhe çdo ‘person tjetër i tretë’ do ta mbajë përgjegjësinë bashkë me ty. Mos i planifikoni fare pushimet verore këtë vit, – duhet t’i anuloni, sepse nuk e anuluat konkursin, për të cilën ju paralajmërova me plot njerëzi dhe dinjitet në ankesë dhe verbalisht. Pushimet verore këtë vit dhe rrezet e diellit do i shijoni nga dritaret e vogla të burgut të Prizrenit.

Ende jam duke u brengosur a je duke e lexuar këtë letër apo jo?

Por, e di çfarë? Do ta lexosh edhe mirë bile. Do ta lexosh sepse s’ke qare pa e lexuar. Do ta lexojë edhe Elbasan Shoshaj, (njeriu multipartiak i cili nuk e di as vet me cilën parti është, dhe që nuk i beson as vetës së tij) ose ai tjetri Alaudin Flugaj (mësuesi i shkollës fillore) – të cilët morën mundin ta intervistojnë një njeri dhe intelektual sikurse unë, me gradë e titull shkencor më të lartë se ata, – dhe kandidat për doktoratë në Universitetin e Zürich-ut. Këta të cilët morën mundin të më intervistonin, – kurrë në jetën e tyre nuk i kanë lexuar më shumë se dy libra ose aq më pak të kenë dëgjuar se çfarë është filozofia apo shkencat sociale, – sepse në këtë panel domosdoshmërisht duhej të ishte një anëtar që njeh fushën e filozofisë ose shkencat sociale,- duhej të ishte së paku dikush nga paneli me titull shkencor të barabartë me mua, – por asnjëri nga këta njerëz të cilët më intervistuan nuk ishin në nivel të gradës shkencore të njejtë me mua. Po ashtu, nuk më kërkuat fare CV-në time, punimet e mia shkencore, ose sa gjuhë të huaja i njoh, e kështu me radhë.
Por, të them të drejtën, mua nuk më intereson fare diploma! Dreqi i marrtë këta tituj shkencor! Mua më intereson njerëzorja, – ajo se çfarë u mungon juve më së shumti! Diploma në këtë rast më shërben vetëm si çështje teknike dhe që ligji më garanton ta shfrytëzojë si të drejtë të punës. Diploma është ‘fisheku’ im kurse ‘intelekti e njerëzorja’ arma ime më e fuqishme.

Po të pyes po ashtu, përse përgjatë intervistimit mungonte Këshilli i Prindërve të Shkollës dhe përfaqësuesi i Sindikatës?
Po të drejtohem drejtpërdrejt edhe njëherë, pa filozofuar, sepse jeni mësuar ju shqiptarët me moton: hajt mos filozofo shumë, sepse s’ka gjë nga ata që kanë fjalë. Unë nuk po të jap fjalë dhe leksione por argumente, fakte, dëshmi të kristalta të cilat i kam dorëzuar edhe në prokurori. Mund të të jap leksione ty e shokëve tu sa të duash, por nuk do i kuptonit, sepse të kam ofruar fakte në cilën do formë e përmbajtje, në këtë rast- varësisht se cilën do e kuptosh tani më mirë. Prandaj, argumentet qëndrojnë gjithmonë në anën time, kurse hipotezat, supozimet e rreme dhe justifikimet vetëm në anën tënde. Prandaj, në start ke humbur dhe nuk do kesh fare ‘happy end’.

Po ta kujtoj edhe njëherë përmes kësaj letre, se unë kam qenë i vetmi kandidat adekuat për të ligjëruar lëndët e ‘Filozofi dhe Logjikë’ sepse kam pasur 300 ETC, (Master i Filozofisë), duke u bazuar në Udhëzimin Adminstrativ të MASHT, unë kam qenë i pakonkurentë, lidhur me vendin e punës në shkollën e mesme ‘Remzi Ademaj’, ku ju e pranuat një kandidate jo adekuate, sociologe, e cila nuk duhej fare të figuronte në listën e ngushtë edhe po të kishte diplomë doktorature, sepse nuk e lejon Udhëzimi Administrativ, pra, ju e pranuat rejën e prokurorit Beqë Shalaj, – të cilit ti i besove aq shumë, ose ndoshta i ke besuar më shumë një të ashtuquajturi avokat Muhamet Shalaj, i cili është ‘sebepi’ kryesor i gjithë këtij cirku dhe kësaj marrëzie. Mendon që unë nuk i njohë këta njerëz apo i kam frikën, – të cilët së bashku me ty janë duke e degraduar arsimin në Prizren? Unë i njoh shumë mirë njerëzit si puna jote! Nuk dalloni aspak nga njëri tjetri, – porse të gjithë keni të njëjtin mentalitet mesjetar.
Sepse, ti ose je tepër naiv, sa t’u besosh këtyre njerëzve, të cilët frikësohen nga hija e tyre ose je tepër guximtar, trim e kapadahi që e ke ‘çliruar’ Kosovën? Nëse ti e ke ‘çliruar’ Kosovën, po ta jap fjalën, po të premtoj, që unë bashkë me intelektualë tjerë të pastër moralisht, do e ‘çliroj’ Kosovën nga ti dhe nga njerëzit e sojit tuaj. Sepse nga filozofia kam mësuar një gjë të vlefshme: mbi të gjitha guximi, pastaj çdo gjë ka radhën e saj. Pra, ky quhet guxim, sepse po të drejtohem ty drejtpërdrejt, pa mu trembur as qerpiku syrit, po i drejtohem me emra e mbierma edhe atyre që bënë këtë shkelje ligjore, do t’i drejtohem secilit njerit tjetër i cili është ‘hisedarë’ në këtë punë. Pa u menduar fare dy apo tri herë.

Unë do të shërbej si shembull i kësaj shoqërie, sepse nuk jam nga ata të cilët e marrin valigjet dhe ikin ilegalisht maleve të Hungarisë, vetëm e vetëm që t’i shërbejë si punëtor fizik ndonjë mikroborgjezi gjerman. Jo, zotëri, unë do të përballem me ty, me klanet mafioze, pjesë përbërëse e së cilës je, do të përballem me të gjitha padrejtësitë e kësaj shoqërie. Unë nuk jam frikacak, – sepse vetëm një frikacak sikurse puna jote, e thërret një njeri të pagdhendur mirë, nga një shkollë fillore e Hasit ta nënshkruajë një dokument ilegal, – vetëm e vetëm që ta shpëtojë prapanicën e tij.

E gjithë dilema ime është kjo. Nëse e ke shndërruar DKA-në në WC publike së bashku me ‘revolucionarët’ e Vetëvendosjes, eksperimentuesit, minjët e vegjël të kanalëve të ujërave të zeza, amatorët, – në krye me proturkun e pseudoshqiptarin Mytaher Haskukën, – atëherë po ua bëj me dije të gjithë juve, – se diplomën time nuk mund ta përdorësh si letër të kësaj WC-je publike apo të ndonjë tualeti tjetër të qytetit.

Jo zotëri, e ke shumë gabim. Nuk do ta lejoj këtë sepse, jeni ngatërrur me një person të gabuar! Unë kam karakter të fortë dhe nuk i frikësohem asnjë njeri të gjallë, e që më pak juve sepse ju edhe Ajnshtajnin do e rrëzonit nga konkursi vetëm e vetëm ta punësoni militantin tuaj partiak.
Guximi im është duke u akumuluar, – sepse guximi nuk tregohet në fillim porse në fund.

Qeshet mirë kush qesh i fundit!