Ky është trendi më i ri i manikyrit, ngjyra e llakut që është në fokus

0

Në botën e bukurisë nëse nuk mungon diçka, atëherë janë trendët e rinj. Nganjëherë na pëlqejnë më shumë, nganjëherë më pak, por gjithsesi se i ndjekim. Kësaj radhe temë janë trendët e manikyrit, e nëse ju nuk mund t’i imagjinoni thonjtë pa llak, atëherë ju pëlqen ta dini se çfarë kemi për t’ju thënë këtu. Marrë parasysh se edhe pranvera po afron, atëherë ky është një inspirim shtesë.

Image

Edhe nëse ndoshta me arritjen e pranverës keni menduar që përqendrimi do të jetë në ngjyrat e ndritshme, të ngrohta, por edhe të zjarrta kur bëhet fjalë për thonjtë, gjërat janë paksa më ndryshe. Ja edhe shembujt që më së miri jua sjellin si duket ky trend, e mund t’ju shërbejë edhe si frymëzim. Neve na ka pëlqyer kjo ngjyrë e hirtë e ‘miut’, që sidomos në mënyrë efektive duket në thonj të shkurtë, lë gjurmë, por nuk është imponuese. Mundet shkëlqyeshëm të përshtatet me stilin e ditës dhe të mbrëmjes. Mund të përcaktoheni për variantet mat dhe me shkëlqim.

Image

Tash kalojmë në disa nuanca më me shkëlqim, që mund ta aplikoni të vetëm, por edhe në kombinim, si për shembull, me llakun e bardhë, që shkon mirë, si dhe me detajet si pikat e imëta. Një manikyr si ky është diskret, e mund ta kombinoni me kombinime të ndryshme të modës dhe ngjyra kur gardëroba është në pyetje. Na ka mbetur ta komentojmë edhe një variant të manikyrit që përfshin ngjyrën e hirtë për thonj, si në këto foto. Pra, manikyri më drastik për rastet e mbrëmjes – kur merret parasysh edhe llaku i hirtë për thonj, dhe nuancat e argjendta të ngjyrës së hirtë. Shtoni edhe disa xhingla, e krahas kësaj shkon edhe ngjyra e zezë e llakut. Një kombinim si ky është i hatashëm për daljet natën, dhe mund t’ju shërbejë si frymëzim.