Kur t’bahem me shkollë, kam me thanë: Unë jam prej katuni!

0

Me t’vërtetë po rritem n’katun, me kâmbët e zbathuna, por, ândrrat i shoh me ngjyra, e fukarallëku m’ka ba ambicioz mos me u krenu n’parazitizmin krenar prej qyteti provincjal!

Besoj te vetja, te dalta e halleve qi po m’skalit jetën. Fukarallëku t’vret luksin, por, jo zemrën teme.

Po, po, edhe kur të rritem, t’bahem me shkollë, e t’më kultivojë ditunia, kâm me thanë që: unë jam prej katunit filan!

Shkruan: Olti Vata