“Kryetari” i Komunës së Prizrenit, edhe këtë vit, e filloj me e lujt rolin e kukuvajkës, duke u anku

0

Qytetarët e Kumunës së Prizrenit, nuk ta kanë dhënë votën, që ti, gjatë gjithë mandatit tuaj, me kukat si qyqja, o i ngratë.

As edhe një fjalë të vetme, nuk gjeti kohë me e thënë, lidhur me gjendjen e krijuar, pas reshjeve të fundit, apo ndoshta i shkreti, diku edhe vet është bllokuar, nga bora e rënë.
Turp duhet me i ardhë kryetarit, për këtë gjendje të rrugëve të papastruara, e cila nuk mbahet në mend, që nga paslufta, kjo situatë e rënduar, dhe ky bllokim total i qarkullimit të lirë, të rrugëve të papastruara, nga mos përgjegjshmëria e tij, dhe nga mos dija e tij, për t’a ushtru rolin që i përket, si i pari i Komunës.

Lirisht mund të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, por ai krekoset dhe fshihet pas gjendjes reale të krijuar në teren.
Këto foto janë vetëm të disa rrugëve, brenda qytetit, ku gjendja është si mos më keq.

Nuk po flas për gjendjen, në fshatrat e Komunës sonë, që janë në situatë të mjerueshme dhe të rrezikuara, e që në rast të ndonjë emergjence shëndetësore, sfiduese do të jetë për banorët që jetojnë në zonat rurale, që të arrijnë në qendrën spitalore.

Ndërsa për trotuaret, as që është duke mendu për to, ku shihet edhe përmes fotove, gjendja e tyre e rënduar.

Tash kësaj radhe, kush i ka fajet sipas kryetarit, me e pyet atë, ai mund të thotë Zoti i ka fajet, që ka rënë kaq shumë borë, dhe i ka zënë në befasi sipas tyre. Befasi është borë me rënë në muajt e verës, e jo tash në mes të dimrit.

Turp duhet me ju ardhë, që nuk i përvilni mëngët, për t’i dal në ballë, situatave të tilla.
Mjerë qytetetarët e Komunës sonë, në çfarë derexhe kanë ardhë, me i udhëheq të paditurit dhe injorantët.

Dikur në opozitë vazhdimisht akuzonit, por me fjalë boshe dhe retorikë, nuk ndryshohet gjendja, sepse tani po e dëshmoni, që nuk jeni të denjë as për së afërmi, në krahasim me fjalët e bukura, të premtuara gjatë fushatës suaj zgjedhore.
Sa ma shpejtë që të largohen këta horra nga pushteti, aq më mirë kalon qytetari ynë.
#MeMyten 👎”

Shkruan: Jeton BYTYÇI

*Autori është Administrator në degën e PDK-së në Prizren