Krizë në martesën e Shyhrete Behlulit? Flet vet këngëtarja

0

Shyhrete Behluli padyshim është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera në estradën shqiptare, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi ajo ishte e ftuar në emisionin “NIN” të drejtuar nga Alaudin Hamiti, ku në rubrikën “Haje ose thuaje”, moderatori kishte përgatitur disa pyetje me spec për këngëtaren.

Ndonëse kohë më parë u përfol për krizë në martesën e saj, e moderatori nuk la pa e pyetur rreth kësaj.

“Ka pasur thashetheme se ke pasur krizë në martesë, a ka diçka të vërtetë këtu?”, ishte pyetja për këngëtaren, të cilës ajo iu përgjigj menjëherë.

“Kurrë skam pasur krizë, kurrë asnjëherë nuk kam pasur. Ishalla të gjithë e kanë martesën sikur timen.. S’ka ndodhur asnjëherë”, u shpreh Shyhrete Behlulin.