Kosnett mbërrin në Kuvend: Nis takimi i ‘nxehtë’ me Veselin e Haradinajn

0

Ka nisur takimi mes Ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj i thirrur nga Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, transmeton Gazeta Metro.

Ultimatumi që i erdhi Qeverisë së Kosovës javën e kaluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për pezullimin e taksës 100 % ndaj produkteve të Serbisë dhe aty të Bosnjës, bëri që Qeveria aktuale të lëkundet dhe liderët e koalicionit të dalin kundër këtij propozimi nga SHBA’të, gjë kjo që shkaktoi pakënaqësi tek qytetarët duke e ditur marrëdhëniet dhe bashkëpunim që ka ndërtuar Kosova me Amerikën.
Temë diskutimi në këtë takim mes Kosnett, Veselit e Haradinajt është çështja e taksës 100% dhe kërkesa amerikane për tërheqje të këtij vendimi për t’i dhënë shans vazhdimit të dialogut Kosovë- Serbi, transmeton Gazeta Metro.

Takimi nga Veseli është thirrur pas thirrjeve të vazhdueshme nga SHBA’ja për heqjen e masave tarifore të vëna ndaj Serbisë. Ato kulmuan me një letër të SHBA’së dërguar institucioneve të vendit, ku kërkohet që menjëherë të bëhet heqja e tarifës prej 100%, ndryshe rrezikohet edhe miqësia me SHBA’në.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i sotshëm nga ky takim, që do të mbahet në Kuvendin e Kosovës.