Klaudia Pepa më në fund flet hapur dhe tregon arsyen e ndarjes nga Albi Nako

0

Në intervistën e dhënë së fundmi për ‘Class’ Klaudia Pepa ka folur ndër të tjera edhe për ndarjen nga Albi dhe mashkullin që kërkon ta ketë në krah.

Ndarja e tyre ishte e bujshme dhe për një kohë të gjatë mbeti kryefjala e bisedave, lajmeve, portaleve dhe komentuesve. Por vetë balerina ka folur hapur duke sqaruar se ndarja erdhi pasi lidhja nuk funksionoi dhe morën rrugë të ndryshme. Por sot ndajnë respekt për njëri-tjetrin.

Ajo tregon gjithashtu se nuk është e dashuruar dhe ende po pret.

‘Duhet të jetë një person i gatshëm të jetojë me jetën time private, por edhe me atë publike. Dhe për ta bërë këtë duhet të jetë i kënaqur me jetën e tij. Inteligjent, i fortë. Njeri i aftë dhe i ndjeshëm”, tregon për perosnin që do të ketë në krah.