Këto janë bizhuteritë më të veçanta të martesës për të cilat ja vlen të shpenzosh para

0

Të investosh në bizhuteri shkëlqyese dhe luksoze në vend që të marrësh diçka hua është padyshim e modës. Balanconi bizhutë  më domethënëse të familjes tuaj me trendet më të reja të sezonit për një pamje të mrekullueshme në ditën tuaj më të rëndësishme. Kur vjen fjala te bizhuteritë, editimi është çelësi; mos vendosni një varëse nëse nuk shkon me pamjen tuaj dhe mos ndjeni nevojës se duhet të vendosni çdo bizhuteri. Ndonjëherë mjafton vetëm unaza, shkruan Bordo.al. 

Bizhuteri që dallojnë

Imagjinoni shumë diamante në lëkurën tuaj gjatë gjithë natës dhe një pamje që ndjehet e pastër dhe modere.

Bizhuteri samlt

Këto janë bizhuteri që nuk e dinit se ju nevojiteshin….deri tani. Pak rëndësi ka nëse është një varse e shndrritshme me ngjyra ose një unazë fejese jo tradicionale këto bizhuteri modern mund të përdoren edhe pas dasmës.

Gurë gjeometrikë

Të pastër, me linja të thjeshta janë perfekte për një prekje minimaliste.

Fuqia e luleve

Motivet me lule nuk do të dalin kurrë nga moda. Investoni në një motiv organic për në altar me një dozë të vogël motivesh florale.

Perla

Perlat janë perfekte dhe klasike ama këto bizhuteri kanë një gërshetim modern në dizajnin e tyre. Mendojeni si një gërshetim perfekt I diçkaje të vjetër me diçka të re.

Pastel

Kjo paletë do të japë një pamje më të ngrohtë në dasmën tuaj dhe do të shtojë ngjyrat në veshje dhe bukurinë tuaj. Një këshillë: zgjidhni ngjyrat që shkojnë me ngjyrën e syve tuaj dhe ngjyrën e lëkurës.

Varëse dramatike

Bëjeni qafën tuaj më me impact duke vendosur në varëse që nuk kalon pa u vënë re.

Thuaje si duhet

Një ide tjetër është të vendosni inicilaet e të dashurit tuaj ndërsa shkoni në altar ose titullin tuaj të ri “Mrs.”. kjo është një ide perfekte për ti shtuar një detaj të personalizuar dasmës tuaj.

Turkozë trendi

Safirët nuk do të vdesin kurrë. Mendoni për një ngjyrë turkozë që shkon me ngjyrën e bardhë.

Ana e egër

Përqafoni egërsinë tuaj ditën e dasmës me një pamje që duket si Gucci dhe elektrizuese.

Banda e zinxhirëve

Një veshje elegante duket perfekte e kombinuar me aksesorë modern si byzylykë fin gold.

Dritë jeshile

Sigurisht që diçka blu do të jetë gjithnjë pjesë e look-ut të nusev por edhe bizhutë jeshile janë perfekte dhe nuk kalojnë pa u vënë re dhe i japin shkëlqim veshjes tuaj.

Bizhuteri familjare

Nëse nuk keni trashëgyar ndonjë bizhu vintage familjare por ndjeni se duhet të vendosni një të tillë,një bizhu me një domethënie historike është shunë shik edhe nëse është e huazuar.

Varëse pas qafës

këto varëse janë shumë elegante dhe kombinohen me çdo veshje.

Mbi hënë

Gurët e hënës janë shumë elegantë dhe variojnë nga roza e lehtë në shampanjë dhe gri platin.

Elegante

Bizhuteritë fine si diamantë e zinj janë perfektë për ato nuse të cilatvduan të kalojnë një moment fantastik modern.

Të papërpunuar

Gurët e diamantit,perlat, kuartzi dhe gurët e papërpunuar të falin një ndjenjë boheme por finesa e këtyre bizhuve të jep një pamje të pastër e të rregullt perfekte për një dasëm në plazh apo në natyrë.

Gruaja me të kuqe

Roli i Julia Roberts në Pretty Woman e bëri gurin e rubinit një zgjedhje të zjarrtë.

Surpriza yjore

Bizhuteritë e frymëzuara nga qielli janë po aq romantike sa motivet me lule, një zgjedhje perfekte për ditën tuaj perfekte.

Diçka blu

Diçka sentimentale mund të jetë diçka e morë menduar ashtu so edhe domethënëse. Një bizhuteri me safir do të rezultojë në diçka mahnitëse dhe që nuk do të kalojë pa u vënë re.