K.R.M “Eko Regjioni”: Kemi pastruar të gjitha rrugët, kemi intervenuar edhe në lokacione që nuk i kemi në përgjegjësi me kërkesë të Komunës

0

K.R.M EKOREGJIONI – Njësia Operative në Prizren i ka kryer me sukses të gjitha obligimet që dalin nga kontrata me Komunën e Prizrenit dhe theksojmë se nuk qëndron deklarata e Drejtorisë së Shërbimeve Publike se janë nënkontraktuar ( angazhuar) kompani të tjera të pastrimit për t’i dalë në ndihmë Ekoregjionit, thuhet në Komunikatën për Medie nga kjo kompani.

“K.R.M EKOREGJIONI – Njësia Operative në Prizren, po punon me një intenzitet të lartë dhe konstaton se të gjitha zonat dhe rrugët që janë nën përgjegjësin e saj, janë pastruar dhe janë të kalueshme.

Njësia Operative në Prizren, në bazë të planit dinamik të saj dhe në përputhje me kontratën që ka me Komunën e Prizrenit, ka shërbyer në rrugët kryesore të këtyre zonave:

1.Zona e Zhupës ( Drajçiq, Jabllanicë, Lubinje e epërme dhe e poshtme, Llokvicë, Pousk , Manastericë, Nepregosht, Pllanjanë, Reçan, Sredskë, Struzhë).

  1. Zona e Vrrinit ( Lubiqevë, Jeshkovë, Hoqë e Qytetit, Poslisht, Billushë,).
  2. Zona e Lumës ( Vlashnje, Kobaj, Murademë, Zhur, Shkozë, Dobrusht, Vërmicë).
  3. Zona Korishë ( Lubizhdë e Qytetit, Skorobishtë, Genqarë, Novosellë,)
  4. Zona e Qytetit ( Rr.Tahir Sinani, Lagjja Tusuz, Rr. Kukësi, Rr.Shkronjat, Rr. Ismet Jashar Kumanova, Rr. Mehmet Hasi, Pjesa te Eurocenter, Ish- Farmakosi).

Vlen të thuhet se kemi intervenuar edhe në lokacione që nuk i kemi nën përgjegjësi me kërkesë të Komunës, qytetarëve dhe Policisë. Këto lokacione janë:

  1. Petrovë
  2. Leskovec
  3. Cvilen
  4. Zhivinjan

Lusim të gjithë qytetarët dhe shoferët e automjeteve të kenë kujdes të shtuar. Poashtu rekomandojmë DSHP-në që të inspektojë punën e kontraktuesve privatë të cilët, siç kemi hasur në terren, nuk po i kryejnë obligimet dhe shmangin përgjegjësinë që ju takon në angazhimet gjatë sezonit dimor”, thuhet në Komunikatën për Medie nga K.R.M EKOREGJIONI – Njësia Operative në Prizren .