Ju pëlqejnë ëmbëlsirat, por keni frikë se shëndosheni? Ja si të përgatisni një të shpejt me shumë pak kalori

0

Janë të paktë njerëzit të cilët nuk i pëlqejnë ëmbëlsirat. Ndërsa për ne të tjerët që “lemë kokën” pas tyre, është gjithmonë një ndjesi faji që na “pushton” sa herë që i hamë. A nuk do të ishte mirë që të hanim një ëmbëlsirë pa frikën e kalorive e në fund të mendojmë vetm për shijen e saj të ëmbël dhe jo për peshën tonë? Epo është e mundur. Po ju tregojmë se si të përgatisni një ëmbëlsirë të tillë, shkruan Bordo.al.

Përbërësit:

Grupi I-rë i përbërëseve:

▪ ¾ e filxhanit me miell,

▪ 1 filxhan sheqer (më mirë është sheqeri i kaftë apo i kokosit),

▪ 2 lugë të plota kakao pluhur,

▪ 1 lugë e vogël kripë,

▪ 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira,

▪ ¾ e lugës së vogël sodë buke.

Grupi II-të i përbërësve:

▪ 1 vezë,

▪ ½ filxhan qumësht,

▪ 2 lugë vaj,

▪ 1 lugë e vogël ekstrakt vaniljeje,

▪ ½ filxhan ujë.

Përgatitja:

Merrni një enë dhe përzini së bashku: miellin, sheqerin, kakaon, kripën, pluhurin për ëmbëlsira dhe sodën e bukës. Në një enë tjetër pëzini përbërësit e grupit të dytë,dhe më pas shtojini të gjitha tek ena ku keni përzier përbërësit e grupit të parë. Përzijini mirë deri sa të përfitoni një masë homogjene. Më pas vendosni në zjarr një gjysmë filxhani ujë dhe pasi të valojë shtojeni në enën ku kemi përzier të gjithë përbërësit e ëmbëlsirës dhe përzijeni mirë. Të gjithë masën e krijuar hidheni në një enë për pjekje dhe futeni në furrë me 180 gradë deri sa të piqet.