Javën e kaluar i vdiq e bija, sot ndërroi jetë edhe babai i saj nga aksidenti që ndodhi në Penuhë

0

Ka ndërruar jetë edhe personi i tretë i aksidentit i cili ndodhi më 31 dhjetor të vitit 2018 në Penuhë të Podujevës, raporton Gazeta Blic.Personi në fjalë është Shemsi Selimi, babai i Alberina Selimit e cila vdiç më 14 janar nga po i njëjti aksident.Alberina Selimi ka ndërruar jetë pas 14 ditëve tretman në QKUK. Plagët e rënda që pësoi 11 vjeçarja ditën e 31 dhjetorit të vitit që lamë pas ishin të papërballueshme.
Lajmin për vdekjen e Shemsi Selimit e kanë konfirmuar edhe familjarë të tij, të cilët edhe i kanë dhënë lamtumirën e fundit përmes mesazheve emocionuese në Facebook.Postimi i plotë i njërit prej familjarëve të tij:EUUU… SHEM
Lindëm shumë afër njëri tjetrit, si fëmijë lodrat i ndanim bashkë, në shkollë shkonim bashkë, kudo ishim bashkë, shumë herë kundërshtonim njëri tjetrin por në fund prapë përfundonim bashkë. Ishim më shumë se djemë të agjës.
Zoti deshi që të jem afër teje edhe në momentin kur ti u aksidenteve, u mundova të qëndroi afër edhe në momentet me te vështira të jetës tende derisa Ti po përballeshe me vdekjen, ishim bashkë deri mbrëmë në orën 19:20 kur ti ike nga kjo botë për tu bashkuar me ALBERINEN tende te vogël në amshim. Vetëm pesë ditë pate jete më shume se ajo. E RËND….
Thell të pikëlluar njoftojmë miqët, familjarët dhe farefisin se mbrëmë në orët e vona ndërroi jetë SHEMSI (ABEDIN) SELIMI (1975-2019) i aksidentuar me 31.12.2018 në fshatin Penuhë (Podujevë)
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, me datën 20.01.2019 në ora 15:00 në varrezat e fshatit Kaqybeg (Podujeve)
Prehu në paqë SHEM, të fala ALBERINES.