Ja si mund të ngroheni në ambiente shtëpiake pa harxhuar

0

Dimri njihet për mot të ftoftë dhe ngrica dhe për të tejkaluar të ftohtin në shtëpi atëherë duhet shpenzuar energjia. Faturat në fund të muajit për shpenzime për ngrohje mund të jetë e pa përballueshme prandaj për të gjithë ata që duan të kursejnë, ja disa këshilla.

Mbrojini këmbët dhe kokën

Vishni çorape të trasha dhe vendosni kapelë.

Shmangni veshjet sintetike

Ato do ju djersitin dhe do e keni ftohtë sapo të dilni jashtë.

Konsumoni produkte kalorike

Proteinat dhe produktet që përmbajnë niseshte e ndihmojnë trupin të prodhojë ngrohtësi.

Preferoni pijet e nxehta

Çaj, kafe, supë apo çokollatë, kënaqeni veten dhe qëndroni ngrohtë.

Natën, shishja me ujë e mbyllur mië

Uji i ngrohtë do ju ngrohë dhe do ju mundësoje një gjumë të mirë.

Përfitoni nga dielli

Kur bën kohe e mire dhe kur dielli ndriçon, përfitoni për të hapur dritaret dhe perdet.

Mbrojini dritaret

Kur koha është e keqe mirë është të vendosni një palë perde të trasha.

Mbyllini dyert

Kjo do ju ruajë një ambient të ngrohtë.

Tapetet janë të domosdoshme

Jo vetëm nëpër dhoma, por edhe në tualet duhet të vendosni copa të përshtatshme tapeti që këmbët tuaja të jenë sa më të ngrohta.