Ja cila kompani është e obliguar që ta pastroj rrugën tuaj në Prizren (EMRAT)

0

Kanë mjaftuar dy ditë reshje të borës në Prizren që të debatohet rreth pastrimit dhe mirëmbajtjes të rrugëve në qytetin e Prizrenit.

Për herë të parë K.R.M “Eko Regjioni” Njësia Operative në Prizren ka arritur të bëjë punën si duhet, duke i pastruar të gjitha rrugët në lokacionin e saj sipas kontratës, e madje duke ndihmuar edhe në lokacionet tjera.

Në adresë të 04 Online dhe nëpër rrjetet sociale janë adresuar shqetësime për mos pastrimin e rrugëve, andaj me qëllim që qytetarët ta mësojnë se cila kompani është përgjegjëse për lokacionin e tyre, ne kemi arritur që të sigurojmë lokacionet e tri kompanive të kontraktuara nga Komuna e Prizrenit, të cilat janë të obliguara që të pastrojnë dhe mirëmbajnë rrugët dhe mjedisin.
Përveç “Eko Regjioni”, Komuna e Prizrenit ka kontraktuar edhe “IS Company” dhe “Shërbimi”, dhe që të tria bashkë janë të obliguara që gjatë vitit të mirëmbajnë rrugët, lagjet e sheshet në vazhdimësi, duke përfshirë fshirjen, larjen dhe pastrimin e borës në rrugë, sheshe dhe në trotuare. Ju kujtojmë se kompanitë në fjalë janë të kontraktuara deri në muajin shkurt.
Si më poshtë ju ftojmë të shikoni se cila kompani është e obliguar që të mirëmbajë dhe pastrojë rrugën, lagjen, sheshin apo trotuarin tuaj në çdo stinë të vitit./04online.info

“IS Company”:

N.SH.”Shërbimi”:

K.R.M “Eko Regjioni” Njësia Operative – Prizren: