Ja çfarë të mira sjell për organizmin lëkura e limonit

0

Nëse e keni hedhur lëvoren e limonit deri më tani, ju bashkë me të keni hedhur pesë deri në dhjetë herë më shumë vitamina se sa që ndodhen në limon.

Lëkura e limonit përmban një numër të vitaminave, mineraleve alkaline dhe fibrave të tilla si kalciumi, kaliumi dhe vitamina C, të cilat i japin ushqim trupit. Limoni nuk është vetëm i shëndetshëm dhe i shijshëm, ai gjithashtu vepron pozitivisht edhe në lëkurë, transmeton Koha.net.

Lëkura e limonit përmban sasi të mëdha të vitaminës C dhe kalciumit, dhe kështu ndihmon në përmirësimin dhe ruajtjen e shëndetit të kockave.

Gjithashtu ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të lidhur me kocka të tilla si poliartritit inflamator, osteoporoza dhe artriti reumatoid.

Lëkura e limonit ndihmon në humbjen e kileve të tepërta në sajë të përbërësit pektin, i cili thith yndyrën në trup dhe zvogëlon absorbimin e kolesterolit nga ushqimi.

Prania e fibrave ushqimore stimulon tretjen e shëndetshme për të rregulluar lëvizjen e zorrëve. Vitamina C ndihmon trupin të luftojë kundër infeksioneve.