Ja 5 maska për t’ia “Mbyllur Derën Plakjes”, të bëra vetëm në shtëpi

0

Ndërsa vitet ikin, lëkura jonë e humb shkëlqimin dhe elasticitetin dhe fillojnë të shfaqen rrudhat dhe shqetësime të tjera të lidhura me moshën.

Çfarë mund të bëjmë për të ndaluar kohën në fytyrën tonë është aplikimi i maskave të fytyrës disa herë gjatë javës.

Tumerik dhe gjizë
Metoda e aplikimit: Merrni një lugë çaji gjizë në një tas dhe shtojini pak tumerik. Përziejini dhe aplikojeni përzierjen në fytyrë, duke e lënë të thahet për të paktën 10 minuta. Shpëlajeni me ujë në temperaturën e dhomës.

Avantazhi i përdorimit të kësaj maske lidhet me fuqitë shëruese të tumerikut dhe pranisë me shumicë të acidit laktik në gjizë, një acid natyral alfa hidroksi, që ndihmon për të përmirësuar në kompleksitet lëkurën dhe për ta bërë më të butë dhe më rrezëllitëse.

Aplikimi rregullisht i kësaj përzierjeje, preferohet tri herë në javë, do ta ndihmojë lëkurën të rigjenerohet, të luftojë njollat dhe të parandalojë apo zbehë rrudhat.

Mund të përdorni edhe miell qiqrash në këtë pëzierje për ta bërë lëkurën edhe më të butë dhe elastike.

Thjerrëza të kuqe
Metoda e aplikimit: Bëni një pastë me thjerrëza të kuqe (të ziera, të shtypura) dhe një filxhan çaji me ujë dhe aplikojeni lehtësisht në fytyrë dhe në qafë. Lëreni pastën të thahet dhe më pas lajeni, duke përdorur ujë të ftohtë.

Avantazhi i përdorimit të kësaj maske: Thjerrëzat e kuqe e ndihmjnë lëkurën e fytyrës të mblidhet dhe të shtrëngohet, duke pakësuar shfaqjen e rrudhave apo të poreve të hapura, duke e bërë të duket më e re.

Lëng limoni dhe ajkë qumështi
Shtrydhni një limon në nj filxhan çaji ajkë qumështi dhe aplikojeni përzierjen në fytyrë dhe në qafë.

Pas rreth 10-15 minutash largojeni maskën me ujë.

Avantazhi i përdorimit të kësaj maske: Duhet ta përdorni këtë maskë për të paktën një muaj rregullisht dhe thuajse gjatë gjithë ditëve të javës, për të marrë rezultate më të mirë.

Limoni është i njohur për aftësinë e tij natyrale për të tendosur (shtrënguar) lëkurën dhe për ta përmirësuar në kompleksitet, duke larguar edhe rrudhat.

Kos, lëng i freskët limoni, mjaltë dhe kapsula të vitaminës E
Metoda e aplikimit: Përzieni dy lugë çaji kosi me lëngun e një limoni të freskët, dy kapsula të vitaminës E dhe gjysmë luge çaji mjaltë.

Aplikojeni përzierjen në fytyrë përveç zonave rreth syve. Lëreni pastën për rreth 15 minuta përpara se ta shpëlani me ujë të ftohtë.

Avantazhi i përdorimit të kësaj maske: Vitamina E është një nga përbërësit më të mirë që bën të mundur riparimin e lëkurës, duke pastruar ndonjë shenjë puçrash apo njollash.

Mjalti është një hidratant natyral që ndihmon për ta mbajtur lëkurën të butë dhe elastike në mënyrë natyrale. Limoni me fuqitë e tij antioksidante e tërheq dhe e shtrëngon lëkurën, duke fshehur vijat apo rrudhat.

E bardhë veze dhe pjeshkë
Metoda e aplikimit: Rrahim të bardhën e vezës së një veze dhe një pjeshkë në një tas derisa të bëhet një përzierje e njëtrajtshme dhe e butë dhe e aplikojmë më drejtimin nga poshtë lart në të gjithë fytyrën dhe në qafë.

E lemë pastën për 20-30 minuta përpara se ta shpëlajmë me ujë.

Mund të spërkasni në këtë përzierje edhe pluhur mendre (menteje) për t’i dhënë një ndjesi freskie dhe për një aromë të mirë.

Avantazhi i kësaj maske: Maska e pjeshkës është e përdorur shumë në sallonet e bukurisë për efektet që ka në tërheqjen e lëkurës dhe fuqisë së saj për ta rinovuar. E bardha e vezës redukton sasinë e yndyrës në lëkurë dhe ndihmon për ta tërhequr atë.